Gjermania, në gjuhën tënde.

Gjermania24.de Dërgo një lajm

Të dhënat tuaja

Privatësia

Çfarë ruan Gjermania24.de, pse e ruan dhe si e fshini.

Përditësuar më 18 nëntor 2026

Gjermania24.de dhe aplikacioni Gjermania24 mbledhin vetëm të dhënat që duhen që platforma të funksionojë. Nuk i shesim të dhënat e askujt dhe nuk ju ndjekim nëpër faqe të tjera. Më shumë për ne: Rreth Gjermania24.

Kush është përgjegjës

Përgjegjës për përpunimin e të dhënave sipas Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR / DSGVO) është operatori i Gjermania24.de; emri dhe adresa e plotë gjenden te Impressum. Për çdo pyetje rreth të dhënave: info@gjermania24.de.

Çfarë ruajmë

  • Llogaria: emri, email-i, fjalëkalimi (i enkriptuar), fotoja e profilit nëse e ngarkoni dhe cilësimet e njoftimeve.
  • Çfarë dërgoni: komente, postime në forum, lajme, evente, foto, listime biznesesh dhe organizatash, mesazhe te redaksia.
  • Të dhëna teknike: adresa IP dhe koha e kërkesave, për siguri dhe për të ndalur spam-in.
  • Aplikacioni: një kod pajisjeje për njoftimet push, nëse i lejoni.

Pse i përdorim

  • Për t'ju dhënë llogarinë dhe funksionet që kërkoni (neni 6, par. 1, shk. b GDPR).
  • Për njoftimet me email ose push, vetëm me pëlqimin tuaj, të cilin mund ta tërhiqni në çdo kohë te cilësimet (neni 6, par. 1, shk. a).
  • Për sigurinë e platformës dhe mbrojtjen nga abuzimi (interes legjitim, neni 6, par. 1, shk. f).

Me kë ndahen

Të dhënat nuk shiten dhe nuk ndahen për reklama. I përpunojnë vetëm ofruesit që na duhen teknikisht, me marrëveshje për përpunimin e të dhënave:

  • ofruesi i serverit, me qendër të të dhënave në Bashkimin Evropian;
  • ofruesi i email-it, për dërgimin e njoftimeve;
  • Google ose Apple, vetëm nëse zgjidhni të hyni me llogarinë e tyre;
  • Expo dhe Firebase (Google), për njoftimet push në aplikacion.

Fontet e faqes ngarkohen nga serveri ynë, jo nga shërbime të jashtme.

Cookies

Përdorim vetëm cookie-t e domosdoshme: për hyrjen në llogari dhe për mbrojtjen e formularëve. Nuk përdorim cookie analitike apo reklamash. Nëse në të ardhmen do të shtojmë reklama ose statistika, do t'ju kërkojmë më parë pëlqimin.

Sa kohë i mbajmë

Të dhënat e llogarisë i mbajmë derisa ta fshini llogarinë. Të dhënat teknike (IP) mbahen vetëm për pak kohë, për siguri. Mesazhet te redaksia fshihen kur nuk duhen më.

Fshirja e llogarisë

Llogarinë mund ta fshini vetë në çdo kohë: në faqe te Profili → Fshi llogarinë, ose në aplikacion te Profili → Fshi llogarinë. Fshihen të dhënat personale, fotoja, sesionet dhe njoftimet. Postimet publike mbeten pa emrin tuaj, si "Anëtar i fshirë", që diskutimet të mos humbasin kuptimin.

Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni informacion për të dhënat tuaja, korrigjimin, fshirjen, kufizimin e përpunimit, transferimin e tyre dhe të kundërshtoni përpunimin. Na shkruani te info@gjermania24.de. Keni gjithashtu të drejtë të ankoheni te autoriteti mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave.

Platforma është për persona mbi 16 vjeç.

Ndryshimet

Kur ndryshon kjo politikë, e përditësojmë datën lart dhe, për ndryshime të rëndësishme, ju njoftojmë.